E rëndë në Durrës, gruaja plagos bashkëshortin, 78-vjeçari i kthehet me sende të forta! Shkak debatet e vazhdueshme për legalizimin e banesës (EMRAT)

10 Tetor 2022, 11:14| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 15:51

  • Share

DURRËS- Debate të vazhdueshme prej disa javësh kanë bërë që Nasije Stafa të plagosë burrin e saj në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve të Report Tv, Ahmet Stafa dhe gruaja e tij, Nasije Stafa prej disa javësh debate të vazhdueshme, ngjarja ka agravuar më tepër se në tone në përplasje fizike me mjete të forta mes njëri-tjetrit.

74-vjeçarja Nasije Stafa dhe 78 vjeçari Ahmet Stafa jetonin të dy në një banesë dhe prej kohësh mes tyre kishte konflikte. 

Burime për Report Tv bëjnë më dije se shkak i sherrit është bërë puna e legalizimit të hyrjes së pallatit, pasi pallati ku banojnë nuk është legalizuar.

Pronari që e ka ndërtuar ka ndërruar jetë dhe banorët nuk kanë gjetur zgjidhje, ndërsa prej ditësh grinden me njëri-tjetrin, pas ditur se ku qëndron problemi tek përgjegjësia e njërit apo tjetrit.

Mësohet se akutualisht Ahmet Stafa dhe e moshuara janë jashtë rreziku për jetën dhe po marrin kujdesin mjekësor përkatës.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?