Tragjedi në autostradën Tiranë-Durrës/ Dy vajza humbin jetën pas aksidentit të frikshëm, në gjendje të rëndë shoferi 26 vjeçar, emër i njohur për policinë

27 Nëntor 2022, 06:58| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 18:56

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku kanë vdekur dy persona dhe është plagosur rëndë shoferi i automjetit.

Viktimë ka mbetur 26 vjeçarja, Silva Tom Gjergji e cila ka qenë pasagjere në automjetin që drejtohej nga 26 vjeçari, Arbër Tivari i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Silva Gjergji dhe Roxhesa Klironomi. 

Sipas detajeve të zbuluara, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës. Shkak ka qenë shpejtësia me të cilën po qarkullonte, 26 vjeçari Arbër Tivari i cili drejtonte makinën. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi një vit më parë u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit dhe pas një hetimi nga policia në banesë iu zbuluan armë dhe municion luftarak. I riu i cili njihej si problematik në Durrës, mësohet të ketë qenë i arrestuar tre herë nga policia.

Tashmë ai gjendet në spitalin e Traumës ku po lufton për jetën si pasojë e përplasjes së fortë të makinës në barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës.  

Ora 18:32
‘Xhesi çapkënia, zemër bujare’, kush është e reja tjetër që ndërroi jetë nga aksidenti tragjik në Durrës

Roxhesa Klironomi, është e reja, tjetër e cila ndërroi jetë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Të afërm të saj kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares. Ajo po udhëtonte bashkë me Silva Gjergjin, vetëm 26-vjeçe, e cila po ashtu ndërroi jetë. I vetmi i mbijetuar është shoferi, Arbër Tivari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ora 12:36
FOTO/ Nuk i mbijetoi dot përplasjes së fortë, kjo është 26 vjeçarja që mbeti viktimë e aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

1669546033_page.jpg

Kjo është Silva Tom Gjergji, një prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndërroi jetë edhe një tjetër vajzë e paidentifikuar dhe u plagos rëndë shoferi, Abër Tivari.

26 vjeçarja, Silva Tom Gjergji me origjinë nga Rubiku, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip ‘Ford’ me barrierat e rrugës.

Ora 11:12
U plagos rëndë në aksidentin ku vdiqën dy vajza, Arbër Tivari njihej si person problematik në Durrës! Ishte arrestuar për municion luftarak

1669544169_page.jpg

Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti viktimë 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër vajzë ende e paidentifikuar.

Arbër Tivari njihej si person problematik në Durrës. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.

Ora 11:04
Makina e shkatërruar/ Zbardhet emri i shoferit të plagosur rëndë dhe i njërës prej viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Shoferi i aksidentuar Arbër Tivari

Silva Gjergji është një prej viktimave të aksidentit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Ndërkohë ende nuk bëhet me dije identiteti i vajzës tjetër që ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, shoferi 26 vjeçar i cili u plagos rëndë është Arbër Tivari i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se i riu që humbi kontrollin e automjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fotot e siguruara nga Report TV tregojnë pamje nga momenti pas aksidentit ku shihet sesi është shkatërruar makina me të cilën udhëtonin Arbër Tivari, Silva Gjergji dhe pasagjerja tjetër e paidentifikuara.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stela: 28/11/2022 07:52

    ISHALLA NGEL ME KARROCE E NE GJENDJE KOME O P...R...TI DHE GJITHE FAMILJA JOTE

    Përgjigju
  • pali: 28/11/2022 01:47

    ketij plehres i vdekshin dhe prinderit,,,sepse jane edhe ata m*tra si i biri....

    Përgjigju
  • polici ne pension: 28/11/2022 01:46

    ishallah vdes edhe shoferi drogaxhi e kriminel...i themi te gjithe vajzave shqiptare te mos shofere drogaxhi dhe kriminel ,,sepse fundi do te jete si i ketyre dy vajzave te gjora.....

    Përgjigju
  • Iris: 28/11/2022 00:43

    Ketij pas plagosjes nje vit me pare iu gjet arme e municion,plus i arrestuar me pare per vjedhje e droge.Sikur drejtesia te kishte zbatuar ligjet e t'a kishte mbyllur mire ne burg pas gjithe kesaj rezymeje,keto vajza sot do te ishin gjalle.

    Përgjigju
    • Alfons: 28/11/2022 10:22

      278Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit(Shtuar paragrafi i parë dhe i dytë me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998;ndryshuar paragrafi i parë, i dytë dhe i tretë, si dhe shtuar paragrafi i katërt me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar meligjin nr. 144, datë 2.5.2013; shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 98, datë 31.7.2014;shtuar dy paragrafë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015; shfuqizuar paragrafët i pestë dhe i gjashtë, me vendimin eGjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 26.2.2016; ndryshuar krejtësisht me ligjin nr. 82/2016, datë 25.7.2016, ndryshuarparagrafi i parë me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019)Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër tëmotorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore,dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë vjet.Po kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë ose në sasi të mëdha, dënohet me burgim nga shtatë deri nëpesëmbëdhjetë vjet.Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhedënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.‎Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga një deri në trevjet.Mbajtja e armëve shpërthyese ose lëndëve plasëse në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore,dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.Prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, tregtimi dhe transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake,lëndëve plasëse, i armëve shpërthyese, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesëderi në dhjetë vjet.Po kjo vepër e parashikuar nga paragrafi i pestë

  • Polici: 27/11/2022 19:21

    Me vjen keq per viktimat, shoferi drogaxhi dhe pijanec ne te semes. Nje RQ me pak.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/11/2022 16:22

    Ca faji ka ky po keto femra qe dalin me nje tip te till . Kshu i dojn keto me kapele me borsete qe ecin e bejn si te fort . Ja kan pa hajrin ketyre

    Përgjigju
  • Topi: 27/11/2022 16:14

    Te shkonte dhe ky ne p te semes ropshi

    Përgjigju
  • Vlora: 27/11/2022 16:01

    Mbase ngelesh ne karrige me rrote e qelbesir te dhjesesh ne uturak o mi haleje

    Përgjigju
  • Aleks: 27/11/2022 15:39

    Po si nuk dalin per darke a kafe keto vajza me nje inxhinier , mesues a ekonomist po ngelen me keta langot me makina te bukura . Jo po fillojne e bejne edhe dedikime pas ngjarjeve te tila sikur kane rene per lirine e atdheut .

    Përgjigju
    • Loni: 27/11/2022 22:09

      O Aleks ti ke shum te drejte por jeta eshte e crregullt lale! Keto duan horrat se njerezit e rregullt nuk japin dreka darka leke cash! Nuk kan kohe te humbin zonjushat edhe zonjat me njerez te rregullt... Fastway take and go... Kjo eshte pergjigjia e ketyre qe mbeten pas hekurave te autostrades. Ky eshte informaliteti shqiptar keshtu e la shtresa politike kete shoqeri civile ingezistente. Edhe pasojat vijne gradualisht! Ndjese pasting edhe kujdes ju mi kokrrat e vajzave mos abuzoni!

    • Juli: 27/11/2022 22:02

      Tamam , te drejte ke Aleks.Tregon fytyren e vertete te shoqerise shqiptare

    • Koli: 27/11/2022 21:04

      Fiks. Tmerr Shqiperia. Madje dhe ato te mirat qe jan serioze kur dalin jan bo me hije se ngado qe shohin ka vec llum e sdin me vendos. Shume keq situata.

  • Lado: 27/11/2022 15:04

    Nqs ka qene shpejte, i pire apo droguar nuk eshte aksident, eshte vrasje me paramendim! Ato te shkretat kane vdekur ne menryre te tmerrshmne!

    Përgjigju
  • Zot na ruaj: 27/11/2022 14:25

    Ngushellime familjeve te viktimave.Shofer i droguar dhe i papergjegjshem ju mori jeten 2 njerezve posagjere. Brez droge jeni dhe ne autostrade hyni djathtas parakalim edhe te rrine me drita me shenje ne byth te makines deri sa thyeni turinjte tuaj.Shko tani gezo burgun deri sa te vdesesh moster.

    Përgjigju
  • Prind: 27/11/2022 14:21

    Vete nje mi kanali e ju merr jeten dy vajzave ne lule te jetes ,mos e pafsh te bardhe o legen mashkull,ti do shpetosh se je vemie me 7 shpirtra ,por hija e gocave te ndjekt pas gjithe jeten o qenie e ndyre.

    Përgjigju
  • Klod 1988: 27/11/2022 13:51

    Alfons te betohem ke shum te drejte.dhe thone pastaj vdiq nje engjell e kam fjalen per kte ftyr miun qe ju mori jeten ktyre.duke bo si gango rrugve.na rrezikojn dhe ne pranej shpertheva.tu ec si ropq.

    Përgjigju
  • Alfons: 27/11/2022 12:57

    Nuk zeni mend ju femrat shqiptare duke levizur ngrene e pire me keta drogaxhijt qe ju hajne koken,ke frik te futesh me makinen ne autostraden tr-dr se vijne keto legena cdo sekont pas makine duke ta bere me drita .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?