Një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë në krye të detyrës mbrëmjen e sotme teksa është shtypur me makinë nga një person, i cili më pas ka rezultuar edhe me armë në makinën e tij luksoze Range Rover.
Sipas informacioneve një automjet lëvizte në sens të kundërt dhe Forcat operacionele të Durrësit i kanë bërë shenjë të ndalojë por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen dhe nuk i është bindur urdhrit, duke përplasur dy punonjës policie, njëri prej të cilëve ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili është kapur me armë zjarri pistoletë.
Njoftimi I policisë
Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt.
Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.
Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Report TV siguron videon e ndjekje së Hysen Picit nga forcat e policisë pasi ky i fundit refuzoii ndalimin në postbllokun e ngritur prej tyre