E rëndë në Elbasan/ Disa persona hyjnë me thika në lokal, plagosin babain me tre djemtë e tij

10 Shtator 2020, 19:42| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 21:07

  • Share

ELBASAN- Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrin në një lokal dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në  lagjen "Visarion Xhuvani", në Elbasan, në një lokal në pronësi të 65 vjeçarit Spiro Ziu.

Të dëmtuar kanë mbetur babai Spiro Ziu, me tre djemtë, përkatësisht 34 vjeçari Renato Ziu,  29 vjeçari Gjergj Ziu dhe 37 vjeçari Elis Ziu. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. akoma nuk dihen arsyet e ngjarjes.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?