Kronikë

E rëndë në Elbasan, po punonte në fabrikën e riciklimit të aluminit në Metalurgjik, vdes punëtori indian

18 Gusht 2023, 08:19| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 11:34

  • Share

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një punonjës i ish-kombinatit metalurgjik ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku punëtori me origjinë nga India, O. P. 45 vjeç, është dëmtuar në turp nga një pajisje gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?