FIER- Prindërit e kishin çuar si çdo ditë në kopësht, por janë lajmëruar rreth mesditës se fëmija nuk ndjehet mirë. Kanë mbajtur frymën në spitalin pediatrik të Fierit, ku fatkeqësisht kanë mësuar se vogëlushi 3- vjeçar nuk jeton më.
"Doktori më tha 'djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë', për këtë duam drejtësi", tha daja.
Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të premte rreth orës 13:00 në kopshtin privat "Flatrat e dijes" në lagjen Sheq i Vogël të qytetit të Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se i fëmija me mbiemër Kodheli ka humbur jetën aksidentalisht. Gjatë dëshmisë në polici, edukatorja ka thënë se fëmija ka mbetur i varur tek varësja e rrobave.
Burime nga policia thanë se "3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur.
Trupi i pajetë është dërguar në morg ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa janë shoqëruar edukatoret dhe drejtues të kopështit privat.
Report Tv ka mësuar detaje të reja për vdekjen e fëmijës 3-vjeç. Sipas informacioneve të siguruara nga uniformat blu, fëmija ka qenë i veshur me xhup. Ai ka shkuar te varësja e rrobave për të marrë çantën dhe kapuçi i xhupit ka ngecur te varësja dhe është mbytur.
Daja i tre vjeçarit flet për vdekjen e fëmijës.
"Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar... më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi", tha daja.
Mjere ku bie dhe shkofte ne parajse bebi vogel.Te vdesesh ne kopesht cfare do thuash me shume kjo i thote te gjitha.Njerezit qe punojne aty dhe kane lejuar te ndodhe kjo gje e pagofshin ke femijet e tyre qe tkuptojne cfare dhimbje tmershme eshte.Jan prish shqiptaret zot na ruaj se vec ai po vuri dore.
PërgjigjuNuk eshte e veshtire te imagjinohet ngjarja.Femija duhet te kete patur cante shpine (supi) Dhe ka tentuar t'a vendose ne shpine me kurrizin e pozicionuar nga muri dhe varesja.Te gjitheve(kush ka canta shpine),mund t'ju kete rene rasti qe te beni nje veprim sikur i hidhni cantat siper,levizje qe ne kete rast eshte shoqeruar dhe me hedhjen perpjete per inerci dhe per shkak te cantes,te kapucit te xhupit dhe duke qene se femija ka qene shume afer murit e vareses,kapuci ka mbetur i kapur te varesja,dhe per rrjedhim dhe femija.Varesja duhet te kete qene shume me lart se gjatesia e femijes,se po te kishte qene me ulet,femija kishte per te ngecur ne te,por jo te mbytej e te vdiste.Ne rastin konkret varesja ka qene aq lart sa qe femija mund te kete perfunduar i varur duke qendruar ne maje te gishtave te kembeve ose dhe me keq.Dhe duke besuar qe ka bere tentative per t'u cliruar vete,e ka perkeqesuar me shume situaten,duke bere qe kapuci te futej dhe me thelle ne varese.Duke marre parasysh,gravitetin,lartesine,peshen e femijes dhe materialin e xhupit(ndoshta sintetik),peshen sa mban varesja,nuk eshte e veshtire qe te dalesh ne perfundimin qe nje incident i tille eshte i mundshem.Tani,nese femija ka qare,apo ka kerkuar ndihme,nese edukatoret e kane degjuar,apo nese kane certifikate per C.P.R.se bashku me ate te te qenit edukatore,eshte ceshtje tjeter.
PërgjigjuDhimbje pafund te shkaktojne ngjarje te tilla. Kemi niper e mbesa dhe te duhet te mbijetosh duke ia lene femijet ketyre njerzve te papergjegjshem,qe nuk kane pik niveli e bejne biznes me jeten e femijve. Po jetojme ne nje krize besimi ndaj cdo sherbimi ,sepse shteti nuk funksionon. Sepse eshte ai rregullatori ndaj gjithckaje,qe nga ai qe merr licencen per te hapur nje kopesht ,qe duhet te kete te gjitha hapesirat qe i nevoiten nje kopeshti,deri edhe tek percaktimi se ku vihen cantat e xhupat,te cilat per mosha te tilla nuk vihen ne varse,por ne kuti (secili duhet te kete kutine e vet ne lartesine e trupit) e deri tek edukatoret qe duhet te jene te kualifikuara. Ky eshte halli madh qe n’a ben ne si shoqeri te degraduar,sepse nuk po reagojme dhe po mesohemi me keto gjera aq shume ,sa do vij nje dite qe “do hame njeri tjetrin” dhe nuk do te n’a bej pershtypje. U prehte ne paqe ai yll i vogel! Ngushellime familjes!
PërgjigjuTe lumte. Vetem se ne e kemi arritur ate degradim ku po e hame njeri tjetrin. Duket qarte ne kete rast se po behet nje padrejtesi dhe po fshihet e verteta.
Paska ngelur i varur dhe spaska qare aspak, asnje femije app edukatore nuk e ka pare. Fatekeqesi e madhe per prinderit por do te lendohen me shume pas gjykimit qe do te japin gjygjtaret e plepave.
PërgjigjuProbabiliteti qe te jete mbytyr ne kete forme eshte 100.000 here me i rralle se ta kete mbytyr dikush... nese ska pamje filmike mban era shqiptarllek ky perfundim... gjithsesi kjo kembane alarmi tregon rendesine e profilit te edukatorit ne kopshte si profesjon dhe jo si forme mbijetese... engjelli I vogel u prehte ne paqe... e pafalshme
PërgjigjuO Zot mos e provofte njeri po ku mbytet njeriu per 1 sekonde sa ka ndenjur ai femije pa e pare njeri
PërgjigjuKjo eshte e tnerrshme, e si mund nje femije tre vjec te lihet vetem? Nuk eshte aspak bindese ka dicka qe nuk shkon!!! Ngushellimet me te sinqerta familjes, ska fjale ta pershkruaj nje dhimje te tiller.
Përgjigjudi kush te me thote se ku ishte edukatorja kur djali shkoi te merrte xhupin.a nuk duhet ta ndihmonte djalin ajo per tu veshur.shume keqardhje per familjen e vogelushit dhe ngushellime te sinqerta
PërgjigjuEdukatorja ka qene duke percjelle femijet e tjere.
Me ligj kush ben edukatorin duhet te beje nje kurs te ndihmes se shpejte
Përgjigjujoduhet por eshte me detyrim dhe si mund ta lesh vetem femijen te zhvishet?