Kronikë

E rëndë në Fier/ Gjendet pa shenja jete poshtë gomës së zetorit 60-vjeçari! Ishte duke e riparuar (VIDEO)

18 Prill, 10:10| Përditesimi: 18 Prill, 11:07

  • Share

Fier-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli, Fier.

Një fermer 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se e ka zënë poshtë zetori teksa ka qenë duke e rregulluar.

Agron Sukulli është gjetur nga fqinjët i pajetë poshtë gomës së zetorit, pranë banesës së tij.

"Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën", informoi sot policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?