Kronikë

72-vjeçari lyen me benzinë bashkëshorten dhe i vë flakën në Gjirokastër, zbardhet dëshmia e të moshuarit: Isha nën efektin e alkoolit

29 Korrik 2021, 09:38| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 19:36

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Këllëz Gjirokastër, pasi 72-vjeçari Panajot Janaqi ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën bashkëshortes së tij, Dashurie Janaqi me benzinë. Ishin ulërimat e forta të Dashurie Janaqit, e përfshirë nga flakët ato që bënë fiqnjët të njoftonin policinë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në shtëpinë e çiftit të moshuar, gjëja e parë që pa policia ishte 72-vjeçari i cili shfaqej i penduar dhe duke i rënë kokës me grushte, pasi kishte lyer me benzinë bashkëshorten dhe i kishte vënë flakën.

Në spital janë transportuar të dy, pasi përveç Dashuries, plagë nga zjarri mori edhe Panajoti, zjarrvënësi. Në gjendje më të rëndë ndodhet Dashuria, e cila ka plagë nga djegja në gjymtyrët, në parakrah dhe në pjesën e mesit.

Grupi hetimor ka arritur të marrë dëshminë e 72 vjeçarit i cili ka ndërmarrë veprimin ndaj gruas së tij në kushte tërësisht të pavetëdijshme. Gruaja kishte ardhur mesditën e djeshme nga Greqia pasi kishte 5 vjet që nuk ishte kthyer.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase, mëson se debati fillestar mes çiftit ka lindur pak orë pasi gruaja ishte kthyer nga emigrimi. Vetë i moshuari aktin e ndërmori në kushtet kur ishte i alkoolizuar. Debati lindi pasi i moshuari i kishte kërkuar llogari për mungesën e saj në 5 vitet e fundit pasi ishte shoqëruar me dëshpërim të thellë. Gruaja i pati thënë se duheshin të hollat për të siguruar një vazhdimësi të qëndrueshme ekonomike për të dhe veten.

Në dëshminë e tij, Panajot Janaqi nuk e ka fshehur pendesën duke u justifikuar se ishte nën efektin e alkoolit. Deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për arrestimin e tij pasi ndodhet i shtruar në spital së bashku me të shoqen.

Materialet i kaluan Prokirorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për Veprime të mëtejshme. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar atë si të tmerrshme. Ai theksoi se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.

Ora 19:24
Ishte dëshpëruar se gruaja kishte 5 vite pa ardhur nga Greqia, zbardhet dëshmia e 72-vjeçarit që i vuri flakën bashkëshortes: Isha nën efektin e alkoolit

Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Këllëz ku Panajot Janaqi 72 vjeç i vuri flakën bashkëshortes së tij në oborrin e shtëpisë. Grupi hetimor ka arritur të marrë dëshminë e 72 vjeçarit i cili ka ndërmarrë veprimin ndaj gruas së tij në kushte tërësisht të pavetëdijshme. Gruaja kishte ardhur mesditën e djeshme nga Greqia pasi kishte 5 vjet që nuk ishte kthyer.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase mëson se debati fillestar mes çiftit ka lindur pak orë pasi gruaja ishte kthyer nga emigrimi. Vetë i moshuari aktin e ndërmori në kushtet kur ishte i alkoolizuar. Debati lindi pasi i moshuari i kishte kërkuar llogari për mungesën e saj në 5 vitet e fundit pasi ishte shoqëruar me dëshpërim të thellë. Gruaja i pati thënë se duheshin të hollat për të siguruar një vazhdimësi të qëndrueshme ekonomike për të dhe veten.

Mësohet se 72 vjeçari pas konfliktit të parë ka qëndruar i heshtur për tre ore dhe më pas ka rifilluar debatin me të shoqen por kësaj radhe me tone me të ashpra kjo dhe nën ndikimin e alkoolit që kishte marrë. Gruaja i ishte shmangur debatit të dytë duke u larguar ne oborr.

Më pas i moshuari rrëmbeu një bidon me benzinë që e mbante në plevicë duke spërkatur të shoqen dhe njëkohësisht ndezi çakmakun. Mirëpo gjatë këtij veprimi ai ka spërkatur aksidentalisht edhe veten çka edhe vete mori flakë. Menjëherë policia është njoftuar nga komshinjtë aty afër. Policia e Gjirokastrës konfirmon se 72 vjeçari kishte shfaqur edhe më parë probleme dhe konflikte me të vëllain ku nuk kanë munguar përplasjet fizike.

Për këtë qëllim, policia i tërhoqi armën e zjarrit vitin e kaluar që 72 vjeçari e kishte me leje. Në dëshminë e tij, Panajot Janaqi nuk e ka fshehur pendesën duke u justifikuar se ishte nën efektin e alkoolit. Deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për arrestimin e tij pasi ndodhet i shtruar në spital së bashku me të shoqen.

Ora 13:06
Burri leu bashkëshorten me benzinë dhe e dogji, reagon Basha: Krim i tmerrshëm! PD do të ndërmarrë hapa ligjorë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka cilësuar ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e sotme në Gjirokastër si të tmerrshme.

Sipas kryedemokratit, dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse.

Përmes rrjetit të tij social Tëitter, Basha tha se është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë… sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.

Basha në fund premtoi se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.

Ora 10:25
Ulërimat e të moshuarës së përfshirë nga flakët zgjuan fqinjët, policia: 72-vjeçari po i binte kokës me grushte

Ishin ulërimat e forta të Dashurie Janaqit, e përfshirë nga flakët ato që bënë fiqnjët të njoftonin policinë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në shtëpinë e çiftit të moshuar, gjëja e parë që pa policia ishte 72-vjeçari i cili shfaqej i penduar dhe duke i rënë kokës me grushte, pasi kishte lyer me benzinë bashkëshorten dhe i kishte vënë flakën.

Në spital janë transportuar të dy, pasi përveç Dashuries, plagë nga zjarri mori edhe Panajoti, zjarrvënësi.

Ende, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë, por pritet që shumë shpejtë t’i japin ato.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?