E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zuri zetori poshtë teksa punonte tokën (VIDEO)

10 Qershor 2023, 20:55| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 22:05

  • Share

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një banor i fshatit Karjan ka humbur jetën pasi e ka zënë zetori.

Viktima sapo kishte ardhur nga Greqia së bashku me familjen për të spërkatur të mbjellat. Zetorin e përdori për te mbjellat duke i spërkatur, por zetori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Fatkeqësisht 59-vjeçari humbi jetën. Ka qenë një bari i zonës, i cili ka gjetur viktimën teksa është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes.

Ka qene diferenciali që u bllokua dhe më pas mendohet se viktima ka dalë nga kabina e zetorit duke mos bërë fikjen e tij. Ai shkuar për te identifikuar defektin dhe në këtë moment zetori ka bërë lëvizje të pakontrolluar. Kjo i ka kushtuar jetën pasi e zuri nën vete.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?