GREQI- Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Rodos të Greqisë teksa po shkonte të festonte ditëlindjen në miqtë e saj në një hotel në ishullin grek.
E reja, e cila sapo kishte marrë diplomën, në një moment u ngrit për të luajtur piano, por aty u rrëzua. Miqtë dhe stafi i hotelit njoftuan menjëherë ambulancën, ndërsa një mjek i zonës mbërriti për t’i dhënë ndihmën e parë, por pavarësisht masazhit kardiak, 24-vjeçarja nuk shpëtoi.
Ajo kishte shkuar me miqtë për pushime në një hotel në zonën e Gennadit, por edhe për të festuar ditëlindjen e saj.
Mediat greke shkruajnë se ende nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa do të jetë autopisa ajo që do e përcaktojë.