GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar i ka ndërprerë me dhunë shtatzëninë të dashurës së tij 19 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Zakynthos, ndërsa shqiptari është arrestuar nga policia greke.
Sipas mediave vendase, 27-vjeçari e ka marrë të dashurën në shtëpinë e tij, dhe aty e ka lidhur, dhunuar dhe e ka detyruar që të pijë kokrra aborti.
19-vjeçarja ishte 2 muajshe shtatzënë. Të nesërmen në mëngjes, 21 shkurt, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijën e ka abortuar.
Shqiptari është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, ushtrimit të dhunës dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.
Mediat greke kanë publikuar foton e 27 vjeçarit shqiptar Ymer Haxhiaj i cili ka dhunuar dhe i ka dhënë ilaçe të dashurës së tij 19 vjeçare greke për të dështuar fëmijën që mbante në bark.
Arrestimi i tij u bë i mundur në vendin e quajtur Cilivi pas denoncimit të bërë nga e reja Athina Marula.
Të rinjtë bashkëjetuan për pak kohë por më pas nisën mosmarrëveshjet mes tyre. 19 vjeçarja vendosi të largohej nga banesa dhe të jetonte me prindërit e saj.