38-vjeçarja greke

E rëndë në Greqi! 38-vjeçarja djeg me acid në fytyrë burrin teksa po flinte

22 Tetor 2022, 16:35| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 17:26

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, ku një 38-vjeçare, e njohur vetëm me inicialet M.S., ka sulmuar me acid bashkëshortin e saj 36-vjeçar në një hotel sipas mediave greke.

Si pasojë, bashkëshorti i saj ka djegie në 10-12% të fytyrës duke përfshirë zonën e syve, ndërsa gjendja e tij nga mjekët vlerësohet stabël dhe nuk është në rrezik për jetën. Është kërkuar transport ajror që ai të transferohet në një spital në më të specializuar në Thriasio.

Mediat greke shkruajnë se 38-vjeçarja i ka hedhur të shoqit acid në fytyrë, teksa ai ishte në gjumë. Pas kësaj, ajo është larguar me vrap nga hoteli për tu arratisur, ndërsa policia ëshët ende në kërkim të saj.

Bashkëshortit i saj, 36-vjeçari me iniciale G.M, nga Fodele ishte lirua së fundmi nga burgu pasi kreu vetëm shtatë vjet nga 38 vite, pasi ishte dënuar si autori për pesë grabitje, një tentativë grabitje, zjarrvënie dhe vjedhje, të cilat raportohet të jenë kryer nga viti 2012 deri në vitin 2015.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?