GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij rumune, Jana Bajan, 29 vjeç. Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.
39-vjeçari Gentian Mino dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën.
Ai u ka thënë autoriteteve se pasi ishte kthyer në banesë kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëllloi dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Shqiptari rezulton i njohur për autoritetet pasi rezulton me precedent penal për trafik dhe përdorim lëndësh narkotike.
Në foton më sipër shihni shqiptarin Gentian Mino, i cili pas një sherri me gruan e ka qëlluar atë me armë. 29-vjeçarja gjeti vdekjen nga një plumb që e kapi në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës, ndërsa shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur.