Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova & Rajoni

E rëndë në Greqi/ 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

4 Gusht, 12:55| Përditesimi: 4 Gusht, 14:32

  • Share

Greqi - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur ditën e sotme (4 gusht).

55-vjeçari ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë u gjet pa shenja jete në një rezervuar të ujërave të zeza në zonën Dafnes, Heraklion.

Mediat greke raportojnë se trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit,

Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.

Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.

Shkaqet e sakta të vdekjes po hetohen, ndërsa pritet një ekspertizë mjeko-ligjore që të hedhë dritë mbi rrethanat e tragjedisë.

Hetimet paraprake janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?