Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

E rëndë në Greqi, djali vret me thikë nënë e tij dhe lajmëron vetë policinë

2 Shtator 2021, 20:12| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 20:19

  • Share

Një krim i rëndë ka ndodhur në Markati Keratea në Greqi. Një 48-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij dhe më pas ka lajmëruar policinë për t’u dorëzuar.

Kur mbërritën forcat e policisë, 48-vjeçari është shprehur “Unë e vrava nënën time”. Nëna e tij, 86-vjeçe u gjet në dhomën e saj  e mbuluar me gjak, ndërkohë që pranë i qëndronte i biri.

Sipas raportimeve të mediave greke, i riu vuante nga probleme të rënda të shëndetit mendor. Ai u transferua në Nën-drejtorinë e Sigurisë së Atikës ku po merret në pyetje nga autoritetet mbi ngjarjen tragjike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?