E rëndë, vriten në Greqi 4 anëtarë të një familje shqiptare! U gjetën të masakruar nga fëmija i madh, dy të miturit me shenja në fyt

2 Mars 2022, 21:46| Përditesimi: 2 Mars 2022, 23:07

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku 4 anëtar të një familje shqiptare, janë vrarë në zonën e Andravidës në Ilia. Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Ndërsa viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje. Sipas mediave greke kanë humbur jetën një fëmijë i quajtur Edi, 40 ditësh, Aliu 1 vjeç, Maria 28-30 vjeç dhe Gjergji pak më i madh.

Mësohet se policia po heton rastin, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, dy janë pistat e hetimit. E para ajo e krimit brenda familjes, ku pas një sherri bashkëshorti ka ekzekutuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur të familjes, e më pas ka vrarë veten. Dhe pista tjetër e hetimit është ajo e vrasjes nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili ka ekzekutuar ish-bashkëshorten, fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e më pas është larguar pasi ka lënë të gjallë fëmijën e tij 11 vjeç që kishte me viktimën.

Dy fëmijët e vdekur, të moshës një dhe dy vjeç, janë gjetur brenda shtëpisë me shenja mbytjeje, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht pasi ata ende nuk janë kontrolluar nga mjeket.

Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija 11 vjeç ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit e motrat dhe nënën e tij të gjakosur. Konkretisht, fëmija mori vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë. 

Sipas fqinjës, çifti jetonte në atë shtëpi prej dy vitesh. 'Çifti ishte nga Shqipëria dhe jetonin në këtë shtëpi prej dy vitesh. Çifti ishte i qetë. Maria duhet të ketë qenë rreth 28-30 vjeç dhe Gjergji pak më i madh. Ajo ishte gjithmonë shumë e sjellshme me fëmijët e saj. Ato ishin shumë punëtore.'

“Kur erdhën në lagje, fëmija i tyre i madh, Aliu, ishte 1 vjeç dhe më i vogli Edi, 40 ditësh. Maria kishte edhe një fëmijë 11-vjeçar, Michalis, nga martesa e saj e parë. ”, ka treguar fqinji.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?