Greqi-Një 42-vjeçar shqiptar në Greqi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi motori me të cilin po lëvizte u përplas me një makinë që drejtohej nga një 26-vjeçar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pak para mesnate në në rrugën “Larissis” - në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”.
Sipas mediave greke viktima u transportua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë rreth dy orë më vonë.
Komento
Komente
