Kosova & Rajoni

E rëndë në Greqi/ Një 63- vjeçar dënohet me 18 vite burg për abuzim seksual të vazhduar ndaj mbesës së tij të mitur

24 Nëntor 2021, 02:18| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 02:19

  • Share

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka prekur Selanikun ku një 63- vjeçar identiteti i të cilit është ende i pa publikuar nga mediat greke ka dhunuar seksualisht mbesën e tij 10- vjeçare që prej dy vitesh.

Abuzuesi ishte daja i të miturës, i cili është gjobitur gjithashtu me një shumë prej 100 mijë eurosh për pornografinë audiovizive të fëmijëve që i është gjetur në posedim të akteve të tij me të miturën.

“Në 30 vitet e karrierës sime profesionale nuk kam hasur në një rast të tillë”, tha prokurori i gjykatës në Selanik, të Greqisë veriore.

Sipas aktakuzës, e mitura e abuzuar që prej moshës 8 vjeçare ishte e detyruar të kënaqte orekset e sëmura të dajës së saj herë në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij, në shtëpinë e pushimit e herë në vendin e tij të punës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?