Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

12 Mars, 14:43| Përditesimi: 12 Mars, 14:52

  • Share

Selanik- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, Greqi.

Një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten (po ashtu shqiptare). Pas këtij akti shqiptari ka vrarë edhe veten, duke u hedhur nga ballkoni.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15.

Për shkak të plagëve të shumta 44-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë burri i saj u transferua në gjendje kritike në spitalin 'Papanikolaou', ku edhe ndërroi jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?