Itali- Një ngjarje tragjike është shënuar në Itali. Një 19-vjeçar italo-shqiptar ndërroi jetë pasi u godit nga një tren i Malpensa Express që ishte nisur nga Milano.
I riu po kalonte shinat, për tu takuar me miqtë e tij që ishin në anën tjetër të rrugës.
Sipas mediave fqinje viktima ndoshta nuk e pa trenin që po vinte ose ndoshta e pa nga larg dhe mendoi se mund t’ia dilte.
Tragjedia u regjistrua brenda pak sekondash para syve të shokëve të tij, ndërsa 19-vjeçari vdiq menjëherë pas dëmtineve që mori.
Hetuesit po shqyrtojnë dëshmitë e miqve dhe imazhet nga kamerat e sigurisë së stacionit.
Komente
