Pasojat e aksidentit rrugor në Bari, ku humbi jetën dhe shqiptari

Bota

E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar vdes në aksident në Bari! U përplasën mjetet ‘kokë më kokë’, vdes dhe 44-vjeçari, shpëton shoferi i tretë

22 Shkurt, 18:09| Përditesimi: 22 Shkurt, 18:14

  • Share

Bari- Një aksident tragjik ka ndodhur në Bari të Italisë, me pasojë dy të vdekur, mes të cilëve edhe një 19-vjeçar shqiptar.

Dy persona humbën jetën në aksidentin rrugor që ndodhi rreth mesnatës (21 shkurt), në rrugën provinciale 82, në shtrirjen që lidh Acquaviva delle Fonti me Gioia del Colle. 

Viktimat janë drejtuesit e dy prej tre makinave të përfshira në përplasje. 

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën menjëherë dhe një 44-vjeçar, i shpëtuar nga efektivët e 118-ës dhe vdiq menjëherë pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti, informon “Corriere”. 

Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar. Zjarrfikësit që punuan deri në mëngjes dhe Karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe do të duhet të rindërtojnë dinamikën e aksidentit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?