Nëna, bashkëshortja dhe Alessandro Venier

Bota

E rëndë në Itali, 35-vjeçari vritet nga nëna dhe partnerja! Policia gjen trupin në një kosh plehrash, e kishin mbuluar me gëlqere

1 Gusht, 10:43| Përditesimi: 1 Gusht, 10:50

  • Share

Itali- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Gemona del Friuli, pranë Udines në verilindje të Italisë.

Një 35-vjeçar u vra dhe më pas copëtuar me sëpatë nga nëna dhe e dashura e tij.

Viktima, Alessandro Venier u gjet i pajetë në banesën e tij, ndërsa po ashtu Policia gjeti mbetjet e trupit të tij brenda një koshi plehrash, të mbuluara me gëlqere, një metodë që dyshohet se është përdorur për të fshehur erën e trupit të pajetë.

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy autoret për këtë akt makabër, nënën e tij, Lorena Venier, 61 vjeçe, me profesion infermiere, dhe partneren kolumbiane, 30 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, ato dyshohet se e kanë droguar viktimën dhe më pas e kanë copëtuar me sëpatë.

Alessandro jetonte në të njëjtën banesë me të dashurën dhe vajzën e tyre gjashtëmuajshe.

Sipas Corrriere della Sera paraprakisht tragjedia dyshohet se u shkaktua nga një grindje pasi 35-vjeçari refuzoi të shtronte tryezën dhe problemet e mëparshme familjare.

Hetimet nga autoritetet italiane vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?