Një fëmijë vetëm 13 muajsh humbi jetën pasi u kafshua nga dy pitbullët e një shoku të nënës së tij.
Vetë e ëma e cila tentoi të ndërhynte u sulmua nga qentë në vilë. Ngjarja e rëndë që shokoi Salernon në Itali ushënua paraditen e sotme.
Ka qenë ora 08:00 kur njëri nga qentë sulmoi të ëmën dhe i mori foshnjën.
“Foshnja iu rrëmbye nga krahët" thotë krybashkiaku Eboli Mario
As ndërhyrja e dajës së fëmijës nuk mundi të shpëtojë nga goja e qenve të voglin.
E gjitha ndodhi shumë shpejt ,por ngre alarmin dhe shqetësimin për të gjithë ata që mbajnë qen të tillë në banesë.
Komento