Tmerr në një park në Romë. Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe një foshnje 6 muajshe, u gjetën pasditen e së shtunës në Villa Pamphili. Sipas La Republica, trupi i vajzës së vogël u gjet në një vendgrumbullim mbeturinash, ndërsa rreth 100 metra më tutje ishte edhe trupi i gruas, në një qese të zezë.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për trupat e nënë dhe bijë apo kombësia e tyre. Mister i dyfishtë tërhoqi menjëherë në vendngjarje shumë patrulla policie, bashkë me njësinë e Hetimeve Skencore si edhe prokurorin e Romës, Antonio Verdi.
“Do të marrim ADN-në. Nuk vumë re asnjë plagë te gruaja, por është shumë herët për ta thënë.", tha prokurori.
Trupi i pajetë i vogëlushes u vu re nga dy gra, të cilat në fillim menduan se ishte një kukull. Ata thirrën një burrë pasi nuk kishin guxim të afroheshin, ku më pas kuptuan se foshnja kishte disa dëmtime në krah dhe në këmbën e djathtë. Nga gjetjet e para, vajza e vogël që ishte e zhveshur ka vdekur më vonë se gruaja.
Dëshmitari tregon për mediat se vogëlushja dukej si një kukull e braktisur.
“Ndërsa po flisja me partneren time, mbërritën dy gra dhe më kërkuan t’i ndihmoja. Jemi të frikësuar, pamë diçka të çuditshme afër. Ishim rreth pesë metra larg asaj hapësire, dukej si një kukull e braktisur. Nuk munda ta kuptoja që ishte një vajzë e vogël, ishte në një vend të shpatuar. Ndoshta shpresoja të mos ishte kështu.”, tha ai.
“Nuk mendoj se do ta harroj lehtë këtë ditë dhe atë që pashë. Shpresoj që e vërteta të zbulohet së shpejti në mënyrë që kjo vajzë e vogël të marrë drejtësi”, thotë mes të tjerash dëshmitari.
Trupi i gruas brenda qeses ishte e veshur por nuk kishte dokumente. Trupi i saj u zbulua nga disa persona që po luanin volejboll aty pranë kur panë qesen.
"Po luanim volejboll me fëmijët tanë", thotë Giacinto Tito, një punëtor peruan 40-vjeçar. "Topi përfundoi në shkurre dhe kur shkuam ta merrnim pamë trupin, të mbuluar nga një qese e zezë. Një krah dhe një këmbë kishin dalë jashtë, menjëherë njoftuam policinë". Ende nuk është e qartë se sa kohë trupi ishte braktisur atje. "Kishte një erë të keqe", këmbëngul Tito.
Dy dëshmitarë të intervistuar nga policia kanë raportuar se kanë parë një grua në gjendje të hutuar dy orë pasi u gjet trupi i fëmijës. "Në orën 6:40 të mbrëmjes," tha për Repubblica Patrizia, një pensioniste 69-vjeçare romake duke shëtitur qentë e saj në park me vajzën e saj, "pamë një zonjë me tipare evropiane që ishte në urë në qendër të vilës, ajo ishte në gjendje të hutuar. Ajo po tundte kokën. Ne i kishim qentë me zinxhir, gjithashtu e shmangëm sepse ishim me kafshët. Ajo mbante veshur një fustan të errët e të lirshëm, kishte flokë ngjyrë kafe të çelët."
Dëshmitë dhe gjetjet e deritanishme janë në duart e hetuesve, të cilët duhet të zgjidhin enigëm e vdekjes së dyfishtë.
Ne perditesim...
Komente
