Foto nga vendngjarja

Bota

E rëndë në Itali/ I ra pllaka e betonit sipër, 54 vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës (EMRI)

18 Shkurt 2024, 08:50| Përditesimi: 18 Shkurt 2024, 09:02

  • Share

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Franscineto ku një 54 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën pasditen e 16 shkurtit gjatë orarit të punës.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Edison Malaj të cilit i ka rënë sipër një pllakë betoni.

Pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput dhe e goditi punëtorin shqiptar në kokë.

Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?