Makina e aksidentuar dhe Dorina Bardhi

Bota

Itali/ Makina e shqiptares përplaset me kamionin, ndërron jetë 46-vjeçarja! Në gjendje të rëndë vajza e mitur

8 Prill, 12:59| Përditesimi: 8 Prill, 13:10

  • Share

Itali-Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor ditën e djeshme në Itali

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 mes Inzago dhe Pozzuolo Martesana, Milano.

Dorina Bardhi ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me një kamion.

Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Cassana d’Adda.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë aksidentit.

Bardhi jetonte me të shoqin dhe tre vajzat në Albignano.

“Një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit”, thuhej në reagimet pas vdekjes së saj

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?