Viktima e aksidentit

E rëndë në Itali, makina përplas për vdekje adoleshentin shqiptar, po lëvizte me skuter

5 Nëntor, 12:19| Përditesimi: 5 Nëntor, 12:25

  • Share

Perugia- Një 17 vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Castiglione del Lago në Itali pasditen e djeshme.

Adoleshenti po lëvizte me një skuter së bashku me një mik, kur janë përplasur nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi.

Menjëherë pas aksidentit të rinjtë u dërguar në spital, ku 17 vjeçari ndërroi jetë në spital ndërsa miku i tij ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Prokuroria e Perugias po heton aksidentin  ndërsa është arrestuar drejtuesi i makinës, një 40 vjeçar. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes janë në vijim.
 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?