Lulzim dhe Eleonora Toci

Bota

E rëndë në Itali/ Mbyti gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toci vetëvritet në burgun e San Marinos! Po mbahej në Psikiatri, dëshmia e çuditshme që dha pas krimit

11 Qershor, 19:01| Përditesimi: 11 Qershor, 19:18

  • Share

Fund tragjik edhe për shqiptarin Lulzim Toci, 30-vjeçarin e arrestuar prej vitit të kaluar dhe të izoluar në Burgun e San Marinos, për vrasjen e gruas së tij, në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello (Caserta).

Ai i dha fund jetës së tij në burgun e Santa Maria Capua Vetere, teksa mbahej i izoluar në Njësinë Psikiatrike të burgut. Lajmi është publikuar sot nga mediat italiane (11 qershor).

Lulzim Toci, 31 vjeç, ishte izoluar për mbytjen e gruas së tij Eleanor Toci, 24 vjeçe, krim në familje që ndodhi në sy të fëmijëve të mitur 6 dhe 4 vjeç, ngjarje e tetorit të vitit 2024.

“Shqiptari ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut të San Marinos. Vetëvrasja ndodhi sot, 11 qershor, pak pas orës 13:00. Ai vuante nga skizofrenia akute , ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg të urdhëruar nga gjyqtari hetues Pasquale D'Angelo i gjykatës së Santa Maria Capua Vetere”, raporton media për informacionet paraprake pas ngjarjes.

Vrasja daton më 9 tetor 2024. Atë natë, i riu shqiptar ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata, duke mos e parë Eleanorën me të, e kishte telefonuar. Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe kishte treguar trupin tezes së tij. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e kishte ndaluar 31-vjeçarin para shtëpisë.

Versionet e vrasjes dhe dëshmia e çuditshme e Lulzim Tocit

Gjatë seancës paraprake dëgjimore, Lulzim Toci rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij, por nuk ishte në gjendje të jepte arsyet.

Edhe më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, ai u shfaq jashtëzakonisht i hutuar dhe dha versione të ndryshme. Së pari, ai foli për një grindje që kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia në mes të natës.

Pastaj, ai foli në mënyrë të ngatërruar ‘për një gjarpër’, një rrethanë që të bënte të mendoje se po kishte halucinacione. Për këtë shkak mbahej i izoluar në Psikiatrinë e Burgut të San Marinos.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?