Foto ilustruese

Bota

E rëndë në Itali/ Rrëmbeu të miturat dhe abuzoi seksualisht, arrestohet 40-vjeçari

8 Gusht, 11:39| Përditesimi: 8 Gusht, 11:42

  • Share

Itali - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sesto San Giovanni, Milano ku një 40-vjeçar abuzoi seksualisht me dy vajza të mitura, përkatësisht të moshave 15 dhe 16 vjeçe.

Sipas Corriere 40-vjeçari i cili tani më ka rënë në prangat e policisë fillimisht iu afrua adoleshenteve në ashensor teksa po shkonin në shtëpi një ditë më parë.

Më pas priti që ato të hapnin banesën dhe nën kërcënimin e kaçavidës i mbylli brenda dhe i detyroi që të kryenin marrëdhënie seksuale e të konsumonin alkool.

I arrestuari gjithashtu u vodhi celularët dhe disa sende me vlerë.

Ai u kap nga oficerët teksa endej nëpër rrugë. Telefonat, sendet e vjedhura dhe kaçavida u sekuestruan si provë materiale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?