Foto nga vendngjarja

Bota

E rëndë në Itali/ Shkuan për të kaluar fundjavën me familjen, babai u zhyt në lumë për të shpëtuar të birin, mbyten të dy

9 Korrik 2023, 14:39| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 14:42

  • Share

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në provincën e Piacenzës në Itali, ku një 25-vjecar u zhyt në lumë për të mos u rikthyer më në breg, menjëherë pas tij është hedhur edhe i ati, i cili ka tentuar ta shpëtojë por fatkeqësisht është mbytur bashkë me të.

Babë e bir u mbytën në lumin Trebbia, teksa po kalonin kohë së bashku me familjen buzë lumit, në zonën e Perinos, ditën e djeshme.

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30, kur djali u zhyt në ujë dhe pasi nuk u duk për pak kohë babai i tij u fut për ta kërkuar duke u mbytur bashkë me të.

Nga tragjedia, fatkeqësisht humbën jetën babë e bir, 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe gjithashtu ekipi i zhytësve të transportuar nga Bolonja me zjarrfikësit, të cilët nxorën dy trupat e viktimave nga ujërat e Trebbia.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?