Martina Carbonaro dhe banesa ku u gjet e vrarë

Bota

E rëndë në Itali/ U zhduk dy ditë më parë, adoleshentja gjendet e vdekur! Ish i dashuri: E vrava se më la

28 Maj, 13:08| Përditesimi: 28 Maj, 13:23

  • Share

Martina Carbonaro, adoleshentja italiane e zhdukur dy ditë më parë (26 maj) në Afragola, në zonën e Napolit, është gjetur e vdekur.

Trupi 14-vjeçares u gjet nga policia italiane në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia” nën një dyshek, shkruan La Repubblica.

Ndërkohë sipas Il Mattino, ka qenë një 19-vjeçar - ish i dashuri i adoleshentes ai që ka kryer aktin makabër. Sipas rrëfimit të tij para hetuesisë i riu citohet të ketë thënë se e kishte qëlluar me gurë disa herë në kokë dhe më pas e fshehu trupin.

Madje Alessio Tucci justifikohet se e vrau pasi 14-vjeçarja e kishte lënë, por ai nuk mund ta pranonte ndarjen.

Kanë qenë pamjet fillmike ato të cilat çuan policinë drejt 19-vjeçarit, pasi një ditë më parë siç raporton një dëshmitare i riu i është bashkuar kërkimeve prindërve të vajzës.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë në vendin fqinj u regjistrua një rast i i njëjtë ku viktimë mbeti studentja shqiptare Ilaria Sula.

Ashtu si 14-vjeçarja, Ilaria Sula u vra me thikë nga ish i dashuri filipinas Mark Samson, i cili gjithashtu mori pjesë në kërkimet për gjetjen e 23-vjeçares. Samson, pasi e goditi tre herë me thikë në banesën e tij, trupin e 23-vjeçares e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kriza sociale: 28/05/2025 15:45

    Italia duket ne krize sociale si shtet ! Aktualisht vetem Gjermani dhe France mbajne paksa levizjen moderne te kohes qe jetojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?