Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë

25 Dhjetor 2024, 16:00| Përditesimi: 25 Dhjetor 2024, 16:10

  • Share

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot (25 Dhjetor) në Tiranë, teksa një person ka përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:55, në Kamëz, ku Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, njofton policia e kryeqytetit.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?