Foto ilustruese

E rëndë në Kamëz, gjyshi aksidenton për vdekje nipin 2 vjeç

16 Tetor, 09:56| Përditesimi: 16 Tetor, 10:53

  • Share

TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 2-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas aksidentalisht nga gjyshi i tij.

Preg Markdoda ka qenë duke lëvizur makinën në oborrin e shtëpisë, kur aksidentalisht ka përplasur nipin. 2-vjeçari s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të mara dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi Preg Markdoda, duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 16/10/2024 11:22

    Keta "shofere"qe nuk kane kujdes e pergjegjshmeri as per familjaret e tyre,perbejne rrezik te vertete per shoqerine. Dhimbje per vogelushin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?