Tragjedi në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, mbytet babai dhe djemtë 13 e 15 vjeç! I ati me djalin e madh shkuan të shpëtonin të voglin! Mungojnë rojet bregdetare

9 Korrik 2023, 14:06| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 21:12

  • Share

KAVAJË- Babai dhe dy djemtë e tij të mitur kanë humbur tragjikisht jetën në plazhin e Vilë Bashtovës. Tragjedia e familjes Halilaj nga Tirana, u shënua mesditën e kësaj të diele ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë 13 dhe 15 vjeç nuk kanë arritur të dalin më nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.

Burime për Report TV bëjnë me dije se të tre viktimat kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar. Megjithatë, në atë zonë mësohet se nuk ka as vrojtues, ndërsa nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet qartë se kulla e vrojtimit ngjan si një skelë hekuri, pa asnjë mjet ndihmues për rojën e plazhit për të shpëtuar qytetarët. Mungesa e kullës së vrojtimit është shkelje ligjore dhe në rast se nuk merren masa rrezikon që tragjedi të tilla të përsëriten sërish!

Dëshmitarët thonë se ngjarja ka ndodhur në mesditë rreth orë 12.45. Sipas pushuesve babai së bashku me dy djemtë ishin shumë thellë dhe rrymat i tërhiqnin akoma më shumë duke pamundësuar daljen e tyre në breg. Sipas të njëjtave dëshmi njëri prej djemve kishte shfaqur probleme me daljen nga detit për shkak të rrymave dhe i ati dhe vëllai janë futur për ta ndihmuar. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje rreth gjysmë ore pas ngjarjes. 

Trupi i parë i pajetë që është nxjerrë nga deti, ka qenë Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur. Plazhi Vilë-Bashtovë ndodhet (44.5 km) larg qytetit të Durrësit, përkatësisht 38 minuta me automjet. 

Këtë të diele plazhet e zonës së Durrësit dhe Spillesë janë shënjuar me flamur të kuq në mesditë për shkak shtimit dhe fortësisë së rrymave detare duke mos lejuar pushuesit të futen në det, por plazhi ku ndodhi tragjedia është një zone e veçuar publike ku nuk ka roje apo struktura për të pushuesit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndonëse jemi në mesin e sezonit turistik, një problematikë që haset është mungesa e vrojtuesve të plazhit që bën edhe të pasigurt qëndrimin e pushuesve që zgjedhin bregdetin shqiptar.

Ora 18:51
Mbytja e babait me dy djemtë e mitur, kulla 'false' e vrojtimit në plazhin e Vilë-Bashtovës si skelë, pa asnjë mjet për të shpëtuar pushuesit

 

Në plazhin e Vilë-Bashtovës ku u mbytën babai Elvis Halilaj bashkë me dy djemtë e tij të mitur nuk ka roje vrojtimi. Gazetari i Report Tv Artur Korriku thotë se shqetësim në vijën bregdetare në atë zonë mbetet fakti se ka mungesë të rojeve bregdetare e nëse nuk merren masa rrezikon që tragjedi të tilla të përsëriten.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, kulla e vrojtimit në plazh është si një skelë hekuri, pa asnjë mjet ndihmues për rojën e plazhit, siç janë gomonet apo litarët. Po ashtu e nevojshme është edhe vendosja e kufizuesve në det.

Ora 16:46
Mbytja e babait me dy djemtë në Vilë-Bashtovë, dëshmitari: I pari u mbyt djali 13 vjeç! Roja e njerëzit u futën t’i shpëtojnë, por kishte dallgë

Për Report Tv një dëshmitar okular ka treguar për momentet e tragjedisë që ndodhi mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ku u mbyt babai Elvis Halilaj bashkë me dy djemtë e mitur.

Ai tha se ishte fëmija e vogël që po luftonte për jetën ne det, e më pas filluan dhe ata dy të tjerët. Sipas tij vendi ku u mbytën ishte larg bregut e se roja bregdetare shkoi për t’i dhënë ndihmë, por deti kishte dallgë dhe ishte i trazuar.

‘Unë me sytë e mi pashë, që i pari ishte fëmija i vogël që po luftonte për jetën, më pas filluar të 3. Roja shkoi i pari për t'i dhënë ndihmë, por ishte shumë larg e kishte dallgë. Pastaj u futën të gjithë njerëzit. Roja i bregdetit i kapi i pari. Vetëm bërtisnin njerëzit. Kur dolën, dolën të pajetë. Shpejt dolën, nuk ishte faji asnjërit, por i vetë personave.’- u shpreh pushuesi që pa tragjedinë.

Ora 16:27
Babai shkoi të shpëtonte dy djemtë e mitur, si ndodhi tragjedia e rëndë në plazhin Vilë-Bashtovë

 

Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës. Gazetari i Report Tv Artur Korriku, nga vendi i ngjarjes ku ndodhi tragjedia tha se babai, Elvis Halilaj u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël.

Deti ka nxjerrë në breg të parin babanë e 2 djemve të mitur dhe më pas janë nxjerrë edhe dy djemtë pak më vonë. Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Kavajës.

Gazetari Artur Korriku thotë se shqetësim në vijën bregdetare në atë zonë mbetet fakti se ka mungesë të rojeve bregdetare e nëse nuk merren masa rrezikon që tragjedi të tilla të përsëriten. Po ashtu e nevojshme është edhe vendosja e kufizuesve në det.

Ora 14:46
Babai dhe dy djemtë u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovë, në zonën bregdetare të Durrësit janë ngritur flamujt e kuq! E rrezikshme për not

 

Këto janë pamjet që Report Tv ka siguruar nga zona bregdetare e Durrësit ku janë ngritur flamujt e kuq pasi është me rrezik dhe nuk lejohet notimi në detin e trazuar. Kjo sinjalistikë është paralajmëruese. Në këtë zonë, ishte Elvis Halilaj bashkë me 2 djemtë që u mbyt sepse rryma detare i mori para.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 10/07/2023 08:25

    Meqenëse u shkarkua Çuçi per problemin ne Kruje, te shkarkohet edhe Manastirliu dhe ajo e Mjedisit Kumbaro, se japin miliona euro per fasade.

    Përgjigju
  • Ngushellime familjes: 10/07/2023 07:41

    Per keta qe bejne si eksperte: Se pari, deti ndryshon shpejt keshtu qe dallget mund te kene filluar pasi te jete futur ne det familja. Se dyti, nje ambulance nuk duhet te marre 30-40 minuta per te arritur ne nje zone nese ia ke vene emrin plazh publik. Me ka ndodhur te shoh nje skene te ngjashme ne Drimadhe me nje turist te huaj qe ishte futur ne det edhe nuk dilte dot nga dallget. Shpetoi se ishte shume i forte fizikisht dhe sepse disa te rinj formuan nje “zinxhir njerezor” per t’iu afruar.

    Përgjigju
  • doktori: 10/07/2023 06:17

    eshte shume e thjeshte kur ka dallge,,lahesh afer bregut....ndryshe mbytesh...

    Përgjigju
    • Kasapi: 10/07/2023 07:59

      Sa human qe qenke mor doktor. Ke ndonje perle tjeter mencurie?

  • Ajo kulla e vrojtimit: 10/07/2023 05:10

    Rroja bregdetit duhet me qenë majmun me hyp e zbrit prej asaj kulle vrojtimi pa dëmtuar veten. Cfarë i keni këto kushte pune? Shteti nuk bën kontrollin, vetëm mashtrojnë bizneset dhe shteti gjithashtu mbulon mashtrimin se paguhet derisa ndodh tragjedia, dhe fillon loja kush e ka fajin?

    Përgjigju
  • Iris: 10/07/2023 02:45

    Keto nuk jane thjesht dallge e ere,jane rryma te forta (rip currents).Kame pare nje here nje documentar ku fliste per to e cfare jane ne gjendje te bejne,jane me te vertete shume te rrezikshme.Ketu ku jetoj une,jo ne cdo breg ka roje,atje ku nuk ka,kane vene tabela paralajmeruese ku thuhet /Noto me pergjegjesine tende/,s.d.q do te ishte mire qe rojat aty ku ka t'ju vihen ne dispozicion motore detare te pajisur me gomardare qe t'ju vine me shpejt ne ndihme te rrezikuarve,sidomos kur behet fjale per largesi nga bregu e rryma te forta qe jane sfide dhe per vete rojat.Dhe jam dakord me nje komentues me poshte qe thote qe njerezit nuk e dine kuptimin e flamurit te kuq,gjykuar dhe nga videoja ku edhe pse eshte ngritur flamuri i kuq,prape ka pushues ne det e bile thelle.Nje njoftim i TV lokale,nje njoftim me celular,nje lajmerim me autoparlant,i shoqeruar dhe me ndonje sirene mund te ndergjegjesonin me shume pushuesit e te shpetonin jete.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 10/07/2023 07:25

      Ku jeton moj moter?

  • emri: 09/07/2023 21:24

    injoranca ne ate vend (dhe ne pergjithesi) zbret nga lart e deri ne njerezit e thjeshte. e me te nuk hahesh dot. tingellon si sarkazem po ja qe eshte me se e vertete. natyra ... ajo ben te sajen e nuk diskriminon. keto jane te verteta absolute ne cdo sistem e kohe e shoqeri njerezore. te tjerat jane statistika.

    Përgjigju
  • [><_: 09/07/2023 20:01

    Zoti thot ruju ti qe te ruj une.ja u garantoj me 1000% qe nje pjes e njerezve nuk e din perse jan venos ata flamuj te KUQ aty dhe ca kuptimi kan!!po ti intervistosh kan me ngrejt supet!

    Përgjigju
  • Notari: 09/07/2023 19:33

    Aty te jene 10 vrojtues dhe 100 flamuj te kuq njerezit prape nuk degjojne. Vetem kur ndodh tragjedia fillojne e mendojne si ndodhi. Mos u fut kur ka dallge deti o njerez! Edhe po qe deti i qete deri ne mes jo me larg. Kerkoni shtet kur nuk keni mendje.

    Përgjigju
  • Faik: 09/07/2023 19:13

    Botoni komentet , sepse NUK mé PLAS TRAPI pèr ASNJÉ PARTI POLITIKE !!! JAM SHQIPTAR qè dua ATDHEUN tim SHQIPÈRINÈ ! NUK PLAS fare AS pèr Sali KRRIMINELIN , AS pèr Edvin KRYE HAJDUTIN , AS pèr Fatos Nano GRABITQARIN , AS per Like KRIMINELIN dhe PLAÇKITÈSIN !! Jané té gjithé si OKTAPODI SHUMÈ KÉMBÈSH , té lidhur me MAFIEN , KRIMIN , KORRUPSIONIN , NARKO-TRAFIKUN e KOKAINÉS , HAJDUTÈRINÉ !! BOTONI KOMENTET ! BOTONI KOMENTET

    Përgjigju
  • met: 09/07/2023 18:05

    fajin e ka saliu.

    Përgjigju
    • Frati: 09/07/2023 18:41

      Amen!

  • Arbëri: 09/07/2023 16:50

    Shtet dhe pushtetin vrastar, mjerimi i kombit shqiptar, shkjau e ka kap këtë vend….!

    Përgjigju
    • @Eri: 09/07/2023 18:40

      Po Lene mer levrekun ci shkru.merr vesh tyta

    • Eri: 09/07/2023 17:12

      Arber,lexo artikullin deri ne fund e mos e bej politike fatkeqesine!!!Roja i ka nxjerre edhe shpejt sipas pushuesve! Duhet pasur kujdes nga prinderit!Nuknka nevoje per flamur te kuq,eshte mese e qarte qe deti ka qene i trazuar,perse duhet te futesh? Nuk behet shaka me dukurite natyrore! Prandaj kemi ikur per lesh ne te gjithe,se vetem per politike flasim edhe cdogje e bejme politike. Ngushellime,por nuk ka fjale ti lehtesoje dhimbjen familjes…

  • Lala: 09/07/2023 16:24

    Ngushellime familjes.tragjedi e rende per kedo.por clidhje ka vrojtusi? Vet e keni shkruar Babsi me femijet ishin Duke e lare thelle.ja kishte vrojtues? I shpetonte dot te 3 aw thell SA ishin?jo deti me dallge ishte sot. Faji esht I viktimes Dhe mbetet tragjedi

    Përgjigju
  • Elb: 09/07/2023 15:03

    Tragjedi , me vjen shume keq , ska ngushellim per ate familje qofshin te xhenetit , kujdes o njerez shume kujdes :(

    Përgjigju
  • Deni: 09/07/2023 14:55

    Ne plazh nuk ka vrojtues,por ai flamuri i kuq ne te gjithe boten do te thote mos u fut ne uje prej rrymave te dallgeve! Si semafori!Shqip=e ndaluar! Vrojtuesi thjesht do ti bie bilbilit e do te thote JASHTE! Ku eshte pergjegjesia personale ketu?Apo si gjithmone ketu ne shqiperi fajin e kane te tjeret…vari lesht Ngushellime te perzemerta familjes per kete humbje te trishte…!

    Përgjigju
  • andon: 09/07/2023 14:49

    nuk ka vrojtuse se nuk ka shtet nuk ka vrojtuse se nuk duan te shpenzojn lek ketu ka vetem VAJTUES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?