Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Këlcyrë/ Efektivi i policisë marrëdhënie intime me 16-vjeçaren! Shokët e të miturës i kërkojnë para për mospublikimin e videove! 7 të shoqëruar

18 Shtator, 11:17| Përditesimi: 18 Shtator, 14:27

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Përmetit, ku një efektiv i policisë, me inicialet A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë  16-vjeçare, me inicialet S.K nga Këlcyra.

 Rasti u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, çka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Grupi hetimor ka zbuluar se ngjarja ka lidhje me disa video me përmbajtje intime, të cilat janë shpërndarë në mënyrë virtuale dhe janë në posedim të disa të rinjve, shokë të vajzës.

Dyshohet se këta persona kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve intime.

Deri tani, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe rolin e secilit individ të përfshirë.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?