Bota

E rëndë në Kinë/ Dhëndri goditet nga rrufeja teksa po bënte fotot e fejesës

28 Gusht 2022, 17:34| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 17:36

  • Share

Një dhëndër humbi jetën nga një goditje rrufeje teksa po pozonte për setin fotografik me të fejuarën e tij në një pikë të njohur turistike në Kinë. Incidenti i tmerrshëm ndodhi në malin e dëborës së ‘Jade Dragon’ të Kinës në provincën Yunnan.

Burri, i cili u identifikua si Ruan nga mediat kineze, vdiq menjëherë pasi u godit nga rrufeja, në një kohë që fotografët po fotografonin duke pozuar me partneren e tij, në Spruce Meadow.

Përpara se rrufeja të godiste, autoritetet kineze lëshuan një paralajmërim të verdhë, që për nga renditja është i treti më i rrezikshëm në sistemin e motit të vendit.  Megjithatë, çifti vendosi të vazhdonte me fotosesionin e planifikuar pavarësisht paralajmërimit, duke përfunduar në një ngjarje tragjike.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?