Kronikë

E rëndë në Korçë, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë dhe shpëton mrekullisht, dyshime se bullizohej! E ëma: E tallnin dhe e rrihnin në lagje, më goditën dhe mua (VIDEO)

4 Tetor, 16:13| Përditesimi: 4 Tetor, 17:42

  • Share

Bullizmi shkaktoi sot tentativën për vetëvrasje të një 14-vjeçareje në Korçë. E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, pasi nuk kishte përjetuar mirë talljen e disa bashkëmoshatarëve të saj për shoqërimin e të ëmës në komisariat.

Policia njofton se e mitura fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa e ëma rrëfën pas kamerave shkakun e ngjarjes tronditëse dhe vështirësitë që po përjeton familja me 4 fëmijë.

Ajo tregon se bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijëve është në burg për dhunë në familje, dhe thekson se 2 vajzat e saj janë pre e dhunës fizike dhe verbale prej kohësh. 

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi, mos të më bezdisin vajzat e mia. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak, dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lënë rehat”,- thotë nëna e vajzës jashtë kamerave.

Lidhur me rastin, mjekra psikiatre Nikolina Bode thotë se e mitura duket se nuk ndjen pendesë për tentativën e vetëvrasjes dhe nëse nuk merren masa ekziston mundësia që ajo ta përsërisë sërish.

"Problematikat janë të hershme, ka probleme familjare dhe sociale. Me një prind të munguar, babai me histori dënimesh për vepra penale. Konflikti është që sillet në mënyrë të përsëritur policia. Fëmijët arsyetojnë që policia mos të vijë kur thirret nga nëna. Vendosmëria e vajzës 13-vjeçare për të arritur qëllimin më shqetëson. Nuk e përjeton ngjarjen emocionalisht. Nuk ka frikën e humbjes së jetës dhe e përdor si kërcënim që mund ta përsërisë. Ajo që është problem, mbetet qëllimi i tentativave të vetëvrasjes pa ndjerë asnjë pendesë. E para është vetë nëna që është në kontakt me fëmijët e saj minorenë dhe është e frikshme që ky model të shihet nga fëmijët e tjerë të vegjël. I japin të drejtë motrës për këtë veprim, por nuk duan ta humbin. 13-vjeçarja thotë që unë e dua lagjen, por për konflikte të vogla, të parëndësishme, hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga ana e nënës bën që të kryejë atë veprim”,- thotë Bode.

lajm në përditësim...

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?