Ofiel Koço, astrologu që humbi jetën

E rëndë në Korçë/ Astrologu vetëvritet mistershëm, hidhet nga kati i shtatë i pallatit! Lexuesi i yjeve jetonte i vetëm, baba i dy fëmijëve (EMRI)

7 Tetor, 13:56| Përditesimi: 7 Tetor, 13:59

  • Share

Korçë- Një 53-vjeçar që njihej edhe si astrolog (lexuesh dhe interpretues yjesh), është hedhur nga kati i shtatë i apartamentit të tij ku jetonte i vetëm, në rrethana dhe motive ende të mistershme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes në tokë.

Ngjarja e rëndë që cilësohet si flijim nga policia vendore në hetimet paraprake, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, në lagjen nr. 8.

Viktima është identifikuar si Ofiel Koço dhe sipas policisë vendore, “dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të pallatit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sipas informacioneve të deritanishme nga hetimet aktive të policisë, 53-vjecari është ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte dhe më pas është hedhur. Koço njihej si astrolog, i cili ftohej për të intepretuar yjet herë pas here.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje apo motivi që e ka çuar 53-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

Policia është duke hetuar mbi rastin dhe duke marrë dëshmi. Mësohet se 53-vjeçari ishte babai i 2 fëmijëve, por jetonte i vetëm.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 07/10/2024 15:59

    Gjina a paskan vra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?