E rëndë në Korçë, qentë të helmuar në rrugët e qytetit tmerrojnë banorët! Dyshohet e qëllimshme (VIDEO+FOTO)

14 Janar 2022, 12:16| Përditesimi: 14 Janar 2022, 14:40

  • Share

KORÇË- Qenë të helmuar që japin frymën e fundit në rrugët e qytetit janë imazhet që shohin banorët e Korçës dy ditët e fundit.

Numri i qenve endacak që kanë ngordhur 48 orët e fundit është shumë i madh, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv janë helmuar edhe shumë kafshë shtëpiake.

Dyshohet se helmimet janë bërë të qëllimshme, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodhë një fenomen i tillë. Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve korçarë të cilët kërkojnë nga institucionet që të parandalohen ngjarje kaq të rënda. 

E njëjta pamje e trishtë është parë edhe disa muaj më parë në qytetin e Vlorës. Ishte vullnetarja Entela Guberaj ajo që ka denoncuar rastin makabër, e cila prej 8 vitesh merrte qentë nga rruga dhe i strehonte në këtë qendër, duke i dhënë ushqim dhe i adoptonte jashtë vendit. 9 qen nga kjo qendër janë helmuar dhe për pasojë kanë ngordhur, teksa në tokë është gjetur mish i grirë me helm. 

Megjithëse reagimet kanë qenë të shumta, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi ligjore për krimin.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Serxhio: 15/01/2022 09:25

    ajo dora ju thafte jane te pa shpirt.

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2022 01:07

    Krim i rende,por jo i paparashikuar.Shteti mendon se duke i vaksinuar dhe duke i sterilizuar u zgjidh problemi,por realiteti nuk eshte keshtu.Qeni prape eshte ne gjendje te kafshoje dhe te shkaktoje plage vdekjeprurese aq me teper kur behen grup,pa llogaritur ndotjen qe sjellin,parazitet dhe zhurmat qe bejne,si dhe terrorin psikologjik qe mund te shkaktojne ne njerez te ndryshem.Gjithashtu dhe imazhi i vendit perkeqesohet nga tufat e qeneve qe bredhin lirshem ne rruge e grumbullohen rreth plerave,duke bere te dukemi me shume si ndonje lagje e varfer ne qytetet me te humbura te Afrikes,Indise,apo Indokines.Nje nga imazhet me negative ne syte e turisteve.Duhet qe shteti t'i mbledhi qente dhe t'i mbaje ne strehime perkatese,jo ne rruge.Vetem keshtu mund te evitohen problemet dhe incidente te ngjashme si keto.

    Përgjigju
  • Kela: 14/01/2022 18:10

    Keshtu duhet te veproje bashkia edhe ne Elbasan se na mbyten qente e rruges.

    Përgjigju
    • Gazmend Reli: 14/01/2022 23:18

      Je 200 vjet prapa o shpellar. Ti je per tu helmuar o shemtire

  • Gjergj: 14/01/2022 17:58

    Nèse do tè dish mè tepèr mbi nivelin e njè shoqèrie, hidhi njè sy mènyrès se si trajton mè tè dobtit e saj, ata qè nuk mbrohen dot.!!! Kjo èshtè barbarizèm talebanèsh, shqiptarèt i tregojnè botès surratin e tyre tè ndyrè me krime tè tilla. Shqipèria nè bashkimin europian? Kontinenti europian, fillon sè pari nè kokat e njerèzve, nè mènyrèn e tè menduarit dhe tè vepruarit. Ne, jemi akoma nè mes tè shpellès. Deri tek dalja e saj, kemi edhe nja 50 vjet rrugè pèr tè bèrè.

    Përgjigju
  • Beni: 14/01/2022 14:30

    Sa gjynah. Ca kriminelash . Kta meritojne shume vite burg

    Përgjigju
  • Max: 14/01/2022 14:02

    Turp per qeverine e poshter turp per shqipetaret turp per shqiperine

    Përgjigju
  • Max: 14/01/2022 13:52

    Po çhfar u bene qente more bastarda,po ju vrisni njeri tjetrin se jeni mesuar duke u vrare maskarenj njerez,çfar u bene qente juve,po mereni nga nje qen ne shtepi dhe kujdesohuni per ta edhe ata nuk do rrine rrugeve ato vetem ushqim kerkojne duan te hane dhe ata,por ju nuk jeni mesuar te beni diçka te mire por vetem keq dini te beni,nuk jeni te zot te mbani famijet se jeni gjithe dembela dhe te pa shpirt,mos I hengshi ato leket qe I keni mar per te vrare qente rrace e qelbur prandaj nuk do asnje ke frike te thuash se je shqipetar.

    Përgjigju
  • Turi: 14/01/2022 13:32

    Ashtu do zoti tja bejne dhe atij qe i ka helmuar egersire te pashpirt

    Përgjigju
  • Xhixhi: 14/01/2022 13:10

    Gjynah per qente, por edhe populli eshte i deshperuar. Nuk del dot naten se te shqyejne qente. Fajtore eshte bashkia. Ne 2022 nuk eshte gjendur nje zgjidhje akoma per qente e rruges. Te denohen ata qe i braktisin dhe me gjobat e tyre te mbahen strehet e qenve

    Përgjigju
  • Bim: 14/01/2022 12:29

    Cfar tmerrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?