Deputeti kosovar i dhunuar, Adem Hoxha

Kosova & Rajoni

E rëndë në Kosovë, dhunohen pas konfliktit deputeti Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij e mitur! Policia arreston autorin

2 Gusht, 16:57| Përditesimi: 2 Gusht, 17:03

  • Share

Kosovë- Dhunohen deputeti i kosovës dhe familja e tij, kurse Policia ka nisur hetimet ndaj autorit të dyshuar që është ndaluar, teksa mbeten të paqarta motivet.

Raportohet se ligjvënësi Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N. Hoxha, dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K., rreth 61-vjeçar. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë, informon ‘KosovaPress”.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se me datë 1 gusht, rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë : qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në koordinim me prokurorin e gatshëm, është iniciuar rasti si "lëndim i lehtë trupor", ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?