KOSOVË- Tre efektivë policie në Prizren janë sulmuar me thikë, ku mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një familje, të cilët kishin kërkuar ndihmë nga policia pasi familjari i tyre, pasi ishte mbyllur i vetëm në dhomë me një thikë në dorë dhe kishin frikë se mos lëndonte veten e tij.
Djali i familjes, 37-vjeç iu është kundërpërgjigjur policëve duke i sulmuar me thikë, ku për pasojë një prej policëve ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar për marrjen e ndihmës së specializuar në spitalin e Prishtinës, ndërkohë që dy të tjerët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.
Nga sa raportohet ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, i cili më pas është arrestuar nga policia.
"Me datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me një thikë ne dorë, familjaret janë frikësuar se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë.
Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë munduar të komunikojnë me të dyshuarin, por ai edhe më tej ka qenë agresivë dhe nuk i ka përfill urdhrat e policisë e as të familjarëve. Pasi që dyshohet se personi ishte nën ndikimin e narkotikeve është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca. I dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt, gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll.
Në këtë rast tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar janë kryesisht në duar dhe krah. Njëri nga policët dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri ndalet në Spitalin Rajonal në Prizren , dhe njëri lirohet për trajtim në shtëpi. I dyshuari, mashkull, 37 vjeçarështë arrestua, thika është sekuestruar. Të gjitha njësinë përgjegjëse kanë dal në vendngjarje, përshirë edhe Njësinë Kundër Trafikimit me Narkotikë. Me urdhër të Prokurori Kujdestar i dyshuari ndalet për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime në Njësin rajonale të Hetimeve në Prizren", thuhet në njoftimin e policisë.