Kosovë-Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme, në ambientet e një lokali në Klinë, Kosovë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:17 në sheshin “Mujë Krasniqi” të këtij qyteti. Njëri nga viktimat raportohet se ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri vdiq në spital.
Në mediat në Kosovë është publikuar edhe një foto e autorit, i cili dyshohet se ai është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë, 21-vjeçari Adrian Hoti. Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme, nën pretendimin e autorësisë së vrasjes së dyfishtë.
Më herët, zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se është arrestuar një i dyshuar lidhur me ngjarjen.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Klan Kosova.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Foto: Një nga viktimat në lokalin ku ndodhi ngjarja
Në mediat e Kosovës ka nisur të qarkullojë një foto dhe identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme.
Dyshohet se ai është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë, 21-vjeçari Adrian Hoti.
Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme, nën pretendimin e autorësisë së vrasjes së dyfishtë në ambientet e një lokali në Klinë.
TE KISHTE VRARE NJA 100 VETA ,,QE TE ZENE MEND TE TJERET,,,PAK KA VRARE 2...
Përgjigju