Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Gjilan pranë varrezave të qytetit. Mësohet nga mediat vendase se viktima dyshohet të jetë një efektive policie.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet. Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas raportimeve, pranë trupit të viktimës është gjetur dhe një armë zjarri.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.