Kronikë

E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë

23 Nëntor 2024, 09:34| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 17:47

  • Share

KURBIN- Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në një makineri përpunimi inertesh në lumin Mat në fshatin Skuraj të Kurbinit. 61-vjeçari, Fatmir Haxhiu ka rënë në makinerinë e përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rënda. Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por ka humbur jetën.

Fatmir Haxhiu ishte i pastrehë dhe jetonte në kushte të mjerueshme, pasi shtëpia e tij ishte shembur 5 vite më parë nga tërmeti dhe nuk kishte përfituar nga fondet e rindërtimit.

Për aksidentin e rëndë në punë janë shpallur në kërkim pronarët e pikës së imerteve Kastiot Lleshaj, Mark Lleshaj dhe Ilirjan Xhixha, ndërsa po hetohen shkaqet.

Ndaj tyre është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim  të shtetasve: K. Ll., 53 vjeç,  dhe M. Ll., 59 vjeç, banues në Fush- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit I.Xh, 58 vjeç,(drejtues teknik)  për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, informoi sot policia.

Policia ka bllokuar aktivitetin e shfrytëzimit dhe përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.

SI.E./Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?