Policia

E rëndë në Lezhë, dy 19-vjeçarë marrin peng të miturin dhe e ngacmojnë seksualisht! E detyruan të përdorë fjalë fyese live në TikTok! Vihen në pranga

22 Korrik, 20:00| Përditesimi: 22 Korrik, 22:30

  • Share

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku policia njofton se dy 19-vjeçarë janë vënë në pranga pasi kishin marrë peng një të mitur dhe e kanë ngacmuar seksualisht. Sipas policisë, ata e kanë marrë 17-vjeçarin pa dëshirë dhe e kanë dërguar me makinë në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi.

Në pranga mësohet se kanë rënë Amarildo Gjoka, 19 vjeç, dhe Antonino Lleshi, 19 vjeç. Policia thotë se 19-vjeçarët e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë "Live" në rrjetin social "TikTok" dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Amarildo Gjoka, 19 vjeç, dhe Antonino Lleshi, 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë "Live" në rrjetin social "TikTok" dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht", njofton policia. 

Ndaj tyre rëndëojne akuzat për veprat penale, "Dëmtime të tjera me dashje", "Kanosja" dhe "Ngacmimi seksual".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?