Kronikë

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

1 Gusht, 13:55| Përditesimi: 1 Gusht, 17:16

  • Share

LEZHË- Një peshkatar nga Rubiku humbi jetën pasi u mbyt në ujerat e Lumit Mat. Ngjarja ndodhi rreth orës 13 e 40 minuta të së premtes në afërsi të Urës me Harqe. Sipas policisë Ded Qoku 68-vjeç banues në Rubik ka qenë duke peshkuar bashkë me një person tjetër, dhe në një moment është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Ka qenë shoku i tij shtetasi me iniciale P.N po nga Rubiku i cili ka njoftuar policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, ku pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, si dhe u njoftuan  ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë.

Këta të fundit mbërritën brenda një kohë të shpejtë në vendin e ngjarjes dhe pas disa minutash kërkimesh, Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit Ded Qoku.

Viktima u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do të përcaktohen edhe shkaqet e vdekjes së tij, nëse kemi të bëjmë me arrest-kardiak apo mbytje në uje.

Ndërkohë zona ku ndodhi ngjarja pranë Lumit Mat përdoret në vazhdimësi për peshkim nga banor te zonave përreth, ndërsa dhe disa kohë me parë një person u mbyt në uje teksa po peshkonte.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?