Lezhë/ ‘Për eshtrat e babait s'kam për të të kaluar’, nxënësi godet me karrige mësuesen në shkollën ‘Hydajet Lezha’! Arrestohet 16-vjeçari

25 Tetor 2023, 10:38| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 17:48

  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen kësaj të mërkure në gjimnazin "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës, ku nxënësi goditi me karrige mësuesen e matematikes Majlinda Palushi.

Mësuesja mori lëndime në krah e trup dhe u dërgua me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 16-vjeçarin, nxënës i viti të dytë. Nga të dhënat paraprake mësohet se nxënësi është revoltuar pasi mësuesja i ka thënë se nuk merr notë kaluese në matematikë.

“Për eshtrat e babit tënd e timit nuk kam për të kaluar”, kjo është fjalia që dëshmitarët pretendojnë se mësuesja i ka thënë nxënësit.

Në këtë moment 16-vjeçari e ka goditur mësuesen në klasë, në sy të bashkëmoshatarëve. Ngjarja e paprecedent solli bojkotimin e mësimit në gjimnazin "Hydajet Lezha". Drejtoria Arsimore Lezhë nuk ka reaguar për ngjarjen, ndërsa mësuesit e kësaj shkolle kanë paralajmëruar protesta.

Ora 17:41
Dhunimi i mësueses në Lezhë, Manastirliu: Ngjarje e papranueshme, të forcojmë mekanizmat për një mjedis të sigurt në shkolla

1698248829_ogertamanastiriu.jpg

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka dënuar ngjarjen e sotme në Lezhë, ku një nxënës dhunoi mësuesen. Në reagimin e saj ministrja thotë se duhet më shumë angazhim për forcimin e mekanizmave institucionalë.

"Jam shumë e shqetësuar dhe e tronditur nga ngjarja e sotme në shkollën “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, një ngjarje totalisht e papranueshme dhe e patolerueshme, ashtu siç është i papranueshëm çdo akt dhune, në mjediset tona të mësimdhënies. I jam pranë mësuese Majlindës në këto momente dhe i uroj shërim sa më të shpejtë. Kjo ngjarje e rëndë duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të angazhohemi edhe më shumë për forcimin e mekanizmave institucionalë, për mbështetjen psiko-emocionale të nxënësve, komunikimin efektiv, rritjen e ndërgjegjësimit në shkollë, në familje, në komunitet, me qëllim që të garantojmë një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për nxënësit dhe mësuesit tanë.

Na takon të gjithëve si shoqëri, të kontribuojmë për fuqizimin e trinomit aq shumë të rëndësishëm, mësues-nxënës-prind, për të garantuar respektin e merituar për figurën e mësuesit dhe një mjedis sa më të shëndetshëm e të sigurt në shkolla, në mënyrë që institucionet arsimore si vatrat e dijes të garantojnë arsim cilësor, dhe të edukojnë e të përgatisin brezin e ri, me vlerat më të larta të kulturës dhe qytetarisë", shprehet ministrja.

Ora 14:06
Goditi mësuesen me karrige në Lezhë, arrestohet nxënësi 16 vjeç

1698222769_hydajetlezha.jpg

Policia ka arrestuar 16-vjeçarin që goditi mësuesen me karrige në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës “Hydajet Lezha”.

“Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:

Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ora 11:12
Goditi mësuesen me karrige, nxënësi shoqërohet në Policinë e Lezhës

1698223803_karrige.jpg

Policia e Lezhës ka shoqëruar 16-vjeçarin i cili ka goditur me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.

Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.

16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/10/2023 01:45

    Ketu nuk eshte ceshtje eshtrash e nderi,per mendimin tim problemet jane te tjera.Kemi te bejme me matematike,ku jo te gjithe shkelqejne ne rradhe te pare;se dyti,nxenesi duket qe ka probleme per 100 arsye dhe kjo eshte reflektuar te nota e ndoshta pak me teper, dhe te ndonje reagim me fjale dhe mesuesja i eshte perbetuar se NUK KA PER T'A KALUAR KURRE.Tani kush ishte shkaku qe coi ne reagimin e nxenesit,permendja e eshtrave,apo thjesht ideja se sa do te studionte,kjo mesuese nuk do t'a kalonte kurre,kete nuk e dime,por reagimi fizik i nxenesit dhe fjalet e mesueses jane qe te dy te papranueshem e duhen denuar.

    Përgjigju
  • Meri: 25/10/2023 18:38

    Mësuesia nuk ja aspak të drejtë të kërcënoj nji fëmijë,me nji fjalor vullgar,duke I kujtuar eshtrat e babait.Mësues të till nuk i duhen askujt.Edhe mua,po të kercënonte dikush,dhe të më përmëndte eshtrat e tim eti,do të më erreshin syt edhe mëndja ,dhe nuk di se si do të veproja për momentin.Mbroni dhe edukoni fēmijët,mēsuesia është e pjekur,plus,edhe ka studjuar se si duhet të sillet me fëmijet,nji sjellje e till nuk I falet.Edukoni mësueset.

    Përgjigju
  • Ministria ka fajin: 25/10/2023 16:39

    Te gjithe fajin e ka sistemi i sotem qe mesuesit i ka lene pa asnje lloj te drejte, te pa zote per te marre masa per nxenes qe nuk shkojne ne shkolle per te mesuar. Kush mund te me thote nje te drejte qe ka.mesuesi/sja????? Faji i ministrise komplet. Duhet te reformohet arsimi. Jo te.mblidhet keshilli i prinderve e te heqin nje mesues nga puna. Per rastin e sotem nqs mesuesja vertete eshte shprehur ne ate menyre ka bere gabim. Por e keni idene se sa presion dhe stres kane mesuesit sot? Ky eshte rast qe u be publik. Sa raste ka.qe mbesin brenda mureve te shkolles? Prinderit me 2 femije sa qetesojn njerin fillon tjetri. Po mesuesit me 40 femije ne klase? Pse reagim i drejte eshte rasti i sotem nga nxenesi? Te verifikohet nese eshte vertet e dale nga goja e mesuesit kjo shprehje, nxenesi te.perjashtohet, jo burg por ne shkolle riedukimi me dertrim. Po.nuk nderhyri ministria keto raste do shtohen. Imagjinoni sikur ketoj nxenesi mos te merren masa, cfare mund te presesh nga nxenesit e tjere? SKANDAL

    Përgjigju
  • Nxenesi: 25/10/2023 16:13

    Mesuese Majlinda eshte shume e edukuar dhe e sjellshme, une e mbaj mend qe para 20 vitesh, e çuditshme me duket qe te kete thene ajo kete shprehje! Gjithsesi ne asnje menyre nxenesit nuk duhet te bej vetegjyqesi!

    Përgjigju
    • I riu shqiptar: 25/10/2023 23:32

      Jo te jete mesuese Majlinda, po te jete edhe Presidenti i Shtetit se nuk i lejohet me permend eshtrat e Babes. Imagjino pak veten ne vend te atij djalit, ne klase duke te te then Ske me kalu klasen per kockat e Babes n vorr. Imagjinoje veten pak.

  • Bato: 25/10/2023 15:03

    Domethene kte djale 16 vjecar (qe ka bere nje veprim te rende) e arresojn dhe akuzojn per plagosje te rende, kurse fisin Rraja me leva, shkopinj beisbolli e pistoleta vec per plagosje te lehte. Bravo prokuroria, jeni vertet te pa anshem.

    Përgjigju
  • Ana: 25/10/2023 14:41

    Mesuesja te kete kujdes me fjalen se femijet lendohen. Kjo duhet perjashtuar si mesuese. Iku koha e enverit. Gjithsesi te shkuara mesueses

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/10/2023 14:09

    Ca mesuse esht kjo qe i flet ne ket menyr nje adoleshenti ? I permend shpirtin e babes per nje note ?? Gabim veprimi femijes po dhe kjo nuk esht per mesuse

    Përgjigju
  • Bla: 25/10/2023 13:46

    Mesuesi duhet te kete me shum autonomi! Jane prindit mete keqij se femijet!

    Përgjigju
    • ha ha: 26/10/2023 14:28

      per djalin...... ju sjeni djem... jeni barbona analfabet

    • Djali: 25/10/2023 23:35

      Imagjinoje veten ne vend te djalit me te permend zysha Kockat e Babes para klases, imagjinoje pak o kafshh

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?