Spitali i Lushnjës

Kronikë

E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se pësoi reaksion

5 Qershor, 15:54| Përditesimi: 5 Qershor, 16:00

  • Share

Lushnjë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, teksa një grua e moshuar humbi jetën pak pas injeksionit që bëri në ambulancën e lagjes.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe se referoi materialet në Prokurori për rastin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur viktima M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion.

“78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake.

Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertimit mjeko-ligjor, nëse shkak është injeksioni dhe mjekimi i gabuar, apo faktorë të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?