Kronikë

E rëndë në Lushnje/ Humb jetën fëmija 6-vjeç, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ambulancë të transportohej për në Tiranë

26 Janar, 11:57| Përditesimi: 26 Janar, 16:01

  • Share

Tirane- Një fëmijë vetëm 6 vjeç humbi jetën pasditen e 25 janarit 2025 në spitalin e Lushnjes. I vogli, Aleksandër Rustani kishte mbërritur në spital në orën 14:20 minuta me ambulancën e qendrës shëndetësore Divjakë.

I mituri ka qenë i shoqëruar nga gjyshi i tij i cili ka deklaruar se fëmija 5 ditë më parë ishte sëmurë me temperaturë dhe virozën e gripit. Ai e kishte vizituar të voglin në qendrën shëndetësore të fshatit Shën e Premte të Divjakës ku kishte dhe mjekim për 5 ditë.

Pas 5 ditësh mjekim në shtëpi fëmijë nuk ka pasur përmirësim, ka pasur diare dhe të vjella dhe gjyshi e ka çuar në qëndrën shëndetësore të bashkisë Divjakë. Mjeku duke e parë gjëndjen e rënduar të fëmijëve e ka nisur urgjentisht në spitalin e Lushnjes. 

Aty është pritur nga mjekja roje. Mjekët kanë thënë se i vogli ka mbërritur në gjëndje të rëndë me saturim 70 dhe është asistuar në repartin e pediatrisë nga mjeku roje dhe personeli i infermierisë. Ndërkohë familjarët thanë se në këtë gjëndje i vogli ka qenë për gati 12 orë.

Pasi i është dhënë ndihma e parë u kartelizua dhe u morën analizat dhe në orën 16:00 është bërë vlerësimi nga konsulta me diagnozën bronkopneomonia bilaterale difuze, insuficienca respiratore akute.

Menjëhërë u vendos që fëmija të nisej me urgjencë në QSUT. 

Në orën 17:00, fëmija është zbritur për në ambulancë, e cila do ta shoqëronte për në Tiranë. Aty fëmija ka pësuar komplikacione dhe sipas protokollit të pediatres së spitalit të Lushnjes fëmija ka pësuar arrest kardiak.

Ambulanca ishte e pajisur me oksigjen, i cili iu aplikua pacientit. Në këtë moment, fëmija pati të vjella dhe humbi ndjenjat. Fëmijë është rikthyer në spital dhe mjeku pediatër, që do ta shoqëronte për në Tiranë, u përpoq ta reanimonte duke bërë masazh kardiak. Por, për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija nuk ia doli. Të pranishëm kanë qenë nëna dhe gjyshi i të voglit. 

Vdekja e të voglit është konstatuar në orën 17:20, të 25 janarit 2025, ndërkohë sot familjarët kanë hapur dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • WhoCares: 27/01/2025 08:15

    Pra kuptoj qe i vogli qenka sjelle verdalle nga njera klinike ne tjetrin spital. Ju rrofshin protokollet tuaja qe i keni sa per leter. Shpetove vogelush. Ky vend nuk do te te dhuronte asnje te ardhme. Uroj qe nese ka Zot te te marre prane vetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?