MALIQ - Parandalohet një ngjarje në Maliq mes një çifti bashkëshortësh.
Një grua është dhunuar nga bashkëshorti i saj Emanuel Zyfi (31 vjeç) dhe vjehrri, Trëndafil Zyfi (59 vjeç).
Sipas informacioneve bashkëshorti e ka goditur me grushta duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në këtë konflikt të rëndë është përfshirë edhe babai i tij duke e dhunuar nusen së bashku me të birin.
Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë e cila është lajmëruar nga fqinjët e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z., pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i 31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit ndërsa babain e tij e ka proceduar në gjendje të lirë ndërkohë e reja u pajis me urdhër mbrojtje.', thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet me dije se bashkëshorti i gruas është përdorues i lëndës narkotike.
Motivi i dhunës dyshohet të jetë xhelozia.
Po kjo e mjere nuk ka vlla baba dhe kusherinj qe ti dalin ne mbrojte Ore kafsh e ke grua nuk e ke skllave Ndaje po pat bere gabim Por mos ver dore o i paudhe
Përgjigju